KRYESORE

Aktori Deda: Veliaj po i blen bosët e mediave me pallate, gazetarët po i kërcënon me telefon

deda

Aktori i mirënjohur i humorit, Julian Deda thotë se shkarkimi nga posti i drejtorit të “ABC News” i Armand Shkullakut, duket se ka prapavijë politike.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Deda akuzon kryebashkikaun Erion Veliaj se po blen dhe i mbyll gojën medias: “Shkarkimi (medemek iku vetë) i Shkullakut nga ABC News dhe telefonatat kërcënuese të bosëve drejt gazetarëve të tyre duke i urdhëruar të mos thonë asnjë fjalë kundër Erit. Kështu jemi drejt zaptimit të hapësirave të Facebookut, të cilat, sipas zërave nga punonjësit e Bashkisë, Erin e shqetësokan pafund”.

Ja çfarë shkruar aktori Julian Deda:

Zaptimi i hapësirave televizive nga Eri dhe Edi, vjen si rrjedhojë i blerjes nëpërmjet planit rregullues të Tiranës të bosëve të mediave.

Rezultati është i dukshëm. Shkarkimi (medemek iku vetë) i Shkullakut nga ABC News dhe telefonatat kërcënuese të bosëve drejt gazetarëve të tyre duke i urdhëruar të mos thonë asnjë fjalë kundër Erit.

Kështu jemi drejt zaptimit të hapësirave të Facebookut, të cilat, sipas zërave nga punonjësit e Bashkisë, Erin e shqetësokan pafund.

P.s. Kjo është shumë serioze, aspak për të qeshur. Keqardhje.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top