AKTUALITET

Vdekja e endacakut, qytetarët durrsakë: Qenin e fusin në kolibe, njeriun (VIDEO)

auto_screenshot_31484031059

Të indinjuar thellë nga vdekja e dy ditëve më parë e endacakut 38 vjeçar, qytetarët durrsakë shprehin pakënaqësinë e tyre për reagimin me vonesë të strukturave shtetërore, reagim ky që vjen vetëm pas vdekjes së një njeriu prej të ftohtit, në lulishten e lagjes nr.17.

Janë të shumtë banorët që e njohin dhe që thonë se “Beni ishte i braktisur nga të gjithë njerëzit. “Me një çantë në krahë, ku mbante rrobat, vinte vërdallë e flinte në lulishte. Të gjithë e njohin, që rrinte e flinte këtu. Por është fatkeqësi e madhe që bashkia e la të ngrinte në të ftohtë” thotë një qytetar.

Qytetarët durrsakë thonë se në të ftohtë edhe “qeni futet në kolibe, e jo më njeriu që duhet të strehohet në një vend. Duhet ta kishte strehuar bashkia, të mos e linin të ngrinte jashtë, është tmerr ta mendosh” thotë një qytetar tjetër.

Banorët e lagjes thonë se të gjithë të vobektëve duhet t’u sigurohet ushqim dhe një vend për të fjetur, për të mos ngrirë jashtë në të ftohtë. Në stolin ku u gjet i pajetë nga kalimtarët e rastit ka mbetur ende një pjesë kartoni, mes akullit e ngricës në të cilën vdiq Beni 38-vjeçar.

Por menjëherë pas kësaj ngjarje, policia e Durrësit dhe një ekip mjekësh e infermierësh të spitalit dolën në ambientet publike dhe morën disa persona që të vetmin vendstrehim kishin stolat e lulishteve dhe ato pranë stacionit të trenit. Këta persona u strehuan nga spitali i Durrësit, i cili u siguron edhe ushqim e shërbim mjekësor gjatë natës./Portali Durreslajme

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top