KRYESORE

Serbia i dorëzon Francës kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt

haradinaj-arrest

Gjashtë ditë nga arrestimi i kreut të AAK-­së, Ramush Haradinaj, Serbia i është drejtuar me kërkesën zyrtare Francës, për ekstradimin e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave kërkesa është dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.

Kurir raporton se ministria serbe e Drejtësisë e ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt. Vendimi është përkthyer në gjuhën frënge dhe i është dorëzuar gjykatës së Colmarit.

Bashkë me kërkesën për ekstradim Serbia ka dërguar edhe dokumentacionin në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendose nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Me këtë vendim pritet përshpejtimi i procedurës në rastin Haradinaj, ndërkohë që ai ndodhet në paraburgim, pasi gjykata kërkoi fakte shtesë nga Serbia.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top