BOTA

Karteli i drogës ekzekutoi 300 persona, përdorën fuçi me acid dhe furra pjekie (Foto+18)

Karteli i drogës më i fuqishëm i Meksikës së Veriut ka eksekutuar 300 persona në Coahuila. Trupat e viktimave janë djegur në fuçi të mbushura me acid.

“Los Zetas” funksiononin si mafja më e rrezikshme dhe më e fuqishme e zonës gjatë vitit 2011 deri më 2013-ën. Një nga anëtarët e lartë të grupit u ndalua nga federalët amerikanë. Ai ishte një vrasës me pagesë i cili ka treguar detaje nga ekzekutimet e viktimave. “Rëmbeheshin dhe më pas digjeshin në fuçi të mbyllur me acid… numërohen më shumë se 300 persona” ka thënë J. Rodriguez, një ish-anëtar i Los Zetas.

Ekzekutimet përfshinin gra, fëmijë dhe të rritur, disa prej tyre nuk kishin lidhje me trafikimin e drogës. Ata kanë shfarosur familje të tëra duke u çnderuar gratë.

Ata kanë përdorur metoda tëdryshme për të hequr nga rruga e tyre rivalët. Përdornin furra për djegien e organeve me temperatura të larta.

Los Zetas kanë përdorur furrat në rrjet për të mbuluar asgjësimin masiv dhe sistematik të njerëzve të pafajshëm gjatë periudhës që përfshin nga viti 2011 deri në vitin 2013, kur karteli kishte një kontroll të plotë të qeverisë mbi pjesën më të madhe të shtetit të Coahuila. Ata cilësohen si më mizorët në vrasjet e tyre. Metodat darbare të këtij karteli, janë nga më rrëngjethëset./ Gazeta Express/ 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top