SOCIALE

Gripi “bën kërdinë”, shkon në 22 mijë të prekur këtë javë

Rreth 22 mijë persona numërohen të prekur nga gripi këtë javë, nga 19 mijë që ishte numri i të prekurve nga infeksionet respiratore.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva bino, tha për Top Channel se edhe pse situata e gripit në vendin tonë mbetet mbi pragun e epidemisë, rritja është e lehtë, jo e thellë.

Ajo që vërehet është se, nëse në Tiranë kemi një tendencë në ulje të të prekurve nga gripi, në qytete të tjera si: Berati, Gramshi, Fieri, Durrësi, Skrapari dhe Peqini, numri i të prekurve është rritur.

Por, me rëndësi mbetet fakti që nuk shënohen shpërthime madhore, në ambiente me kolektiv të madh, siç janë azilet. Doktoreshë Bino thotë se vërehet një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve mbi moshën 60 vjeç.

Ndërsa sa i takon rasteve të rënda, duke iu referuar shtrimeve të ditëve të fundit, rezulton se në situatë kritike për jetën janë 6 persona, 1 i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 1 në spitalin e Infektivit në QSUT dhe 4 të shtruar në spitalin e Shkodrës mesditën e ditës së martës.

Bino sqaron për Top Channel se procesi i vaksinimit po vijon normalisht, ku një pjesë e mirë e rretheve e kanë kaluar pragun mbi 50% dhe disa të tjerë në 10%. Në rang vendi procesi i vaksinimit është në masën 30%.

Në lidhje me infeksionet diarike mësohet se kemi një numër shumë më të ulët të të prekurve krahasuar me një vit më parë. Nga 1.500 të prekur vitin e kaluar, sivjet janë vetëm 1.161.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top