Denoncimi i Vokshit: Në QSUT nuk ka herceptinë prej dy javësh

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e herceptinës prej dy javësh në QSUT. Përmes një postimi në Facebook Vokshi akuzon qeverinë se po sorrollat pacientët e Onkologjikut, duke rrezikuar jetën e tyre. Ajo i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të sigurojë sa më parë medikamentin në spitale.

Ja statusi i Vokshit në Facebook:

NUK KA HERCEPTINE NE QSUT!!!

Pacientet, prej dy javesh, nuk bejne dot kurat e nevojshme per shkak te mungesave ne onkologjik. Mungon qe prej 27 dhjetorit, e as nuk flitet fare kur do te mberrije…

Gripi si duket ka zene edhe QSUT…

Ministria te siguroje sa me pare kurat e nevojshme per pacientet, e te mos i sorrollase me jave te Tera, dhe ne kushtet e dimrit te acarte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *