Pas publikimit të ngjarjes tronditëse nga Rrogozhina, ku një djalë u akuzua se dhunoi familjarët e tij dhe se kishte abuzuar seksualisht me të motrën, vjen reagimi i policisë. Kjo e fundit thotë se i arrestuari Agim D. nuk ka kryer marrëdhenie seksuale me të motrën.
“Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij. Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale”, thotë policia.