KRYESORE

DËBORA/ Fshati ku banorët po i luten Zotit t’i shpëtojë. “Asnjë ndihmë nga autoritetet”

burrel-keta-kryetari-i-fshatit-sali-muca

600 banorë të fshatit Ketë në Bashkinë e Klosit janë izoluar prej ditësh dhe po vuajnë mungesën e furnizimit me ushqime dhe medikamente.

Kryeplaku Sali Muça ka deklaruar se ka kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale, por askush nuk u ka shkuar në ndihmë deri mbrëmjen e djeshme.

Kryeplaku kërkon ndihmë që rruga e fshatit të hapet sa më parë.

“Ndodhemi mes Tiranës dhe Klosit. Rrugët janë të bllokuara prej pesë ditësh. Lusim Zotin të na ndihmojë. Shyqyr që nuk kemi pasur ndonjë urgjencë shëndetësore deri më tani. Në Ketë bën dimër gati çdo vit, por si ky dimër nuk mbahet mend prej 30 vitesh. Është acar i madh. Bora është mbi 1 metër. Nuk pritej një dimër kaq i ashpër, ndryshe banorët do të kishin siguruar më shumë rezerva ushqimore për vete dhe kafshët. Bashkë me personelin e shëndetësisë lëvizim të organizuar nga një shtëpi në tjetrën për t’u ardhur në ndihmë banorëve të fshatit dhe i porosisim të mos dalin nga shtëpitë dhe të na informojnë për çdo shqetësim që ato do të kenë”, thotë ai.

“3 ditë më parë i telefonuam administratorit të njësisë administrative Xibër. Na u përgjigj mirë dhe na premtoi ndërhyrje me një fadromë për të hapur rrugën e pushtuar nga bora dhe akulli. Menduam se do ta mbante fjalën. Dy ditë më pas, ai dhe kryetari i Bashkisë Klos jo vetëm që nuk kanë marrë masa për nxjerrjen e fshatit nga izolimi, por ato nuk na hapin as telefonat. Kjo na imponoi të kërkojmë ndihmë nga mediat për të sensibilizuar autoritetet e larta shtetërore. Kryesore është të hapet rruga Xibër-Tiranë sepse ky segment na nxjerr nga izolimi më shpejt. Mund të ketë emergjenca shëndetësore. Ka gra shtatzëna. S’mund të rrimë të izoluar se rrezikohet jeta e banorëve”, tha ai për mediat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top