BOTA

De Niro mbështet Meryl Streep kundër Donald Trump

Meryl Streep mori shumë përgëzime për fjalimin e saj në spektaklin e Golden Awards, por ndoshta askush nuk është ndjerë më krenar për të se sa miku i saj i vjetër Robert De Niro.

Aktorja 67-vjeçare kritikoi presidentin e zgjedhur Donald Trump, pa ia thënë asnjëherë emrin, për përqeshjen që i bëri gjatë fushatës një reporteri të paaftë fizikisht. De Niro, 73 vjeç, një kundërshtar mjaft i ashpër i Trumpit gjatë fushatës, iu drejtua me një letër plot ndjenja aktores.

“Ajo që the ishte madhështore. Ishte diçka që duhej thënë dhe ti e the shumë bukur”, i shkruan De Niro. “Kam shumë respekt për ty dhe për atë çka bëre, teksa e gjithë bota festonte suksesin tënd. Ndaj të njëjtat ndjenja për maskarenjtë e sherrxhinjsh. Mjaft është mjaft”, transmeton javanews.

De Niro e Streep janë parë për herë të fundit së bashku të premten e shkuar, në mbrëmjen e lamtumirës të Presidentit Barack Obama.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top