SPORT

Armando Sadiku: Tek Lugano jam si në shtëpinë time

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Armando Sadiku, i transferuar gjatë merkatos së janarit nga Zyrihu për tek Lugano në Superligën zvicerane, në një lidhje telefonike në “Wake Up” në Top Channel, rrëfeu zgjedhjen e tij.

Talenti shpjegoi se edhe pse pati edhe 2 oferta të tjera gjatë merkatos, te Lugano ai ndjehet si në shtëpi.

“Kisha dy oferta jashtë Zvicrën, por duke pasur parasysh edhe dëmtimin, nuk jam akoma në formë optimale. Më duhet akoma kohë për të qenë në formën time më të mirë. Te Lugano kam luajtur edhe më parë, njoh edhe Tramezzani-n dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, tha Sadiku.

Sipas tij këto 6 muaj me Luganon do të jenë vendimtare për të ardhmen e karrierës.

“Këtu jam vetëm 6 muaj dhe nuk do të humb kohë për ambientim.  Në fund të sezonit do të jem në formën më të mirë dhe do të më shërbejë për të kaluar në një tjetër skuadër”, tha Sadiku.

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top