EKONOMI

Acari shuan prodhimin në sera, fermerët po përballen me humbje të mëdha

ngricat-demtim-i-kulturave-bujqesore

Temperaturat jo të zakonshme deri në minus 6 gradë në zonën me prodhuese të vendit, Lushnje kanë shkatërruar çfarë kanë gjetur në sera. Sipas informacioneve nga terreni gati e gjithë sipërfaqja serë është gjetur e mbjellur në këto kohë me fidanë dhe prodhime të dimrit teksa është dëmtuar domatja e vonë që furnizonte tregun aktualisht.

Ilir Mile nga Shoqata e fermerëve Rrupaj në Lushnjë thotë se, acari ka dëmtuar të gjithë zinxhirin e prodhimeve të serës që nga fidanët dhe deri të perimet që ishin në vjelje.

Ai tha se këto temperatura jo të zakonshme i kanë gjetur serat plot duke i ngirë masivisht dhe njëkohësisht duke shkaktuar humbje të mëdha për fermerët e zonës të cilat me shitjen e prodhimeve të dimrit bëheshin gati të përballonin kostot për mbjelljet e sezonit.

“Ditët e para u përpoqëm të përballonim ngricat duke ngrohur serat me bombola gazi, por zgjatja e temperaturave ne minus për shumë e ditë e bëri të papërballueshme këtë kosto” u shpreh Mile. Ai pohoi se sera e tij rreth dy dynim e mbjellur me kungull u dëmtua tërësisht.

Në të njëjtën situatë gjendet e gjithë zona e Lushnjës dhe nëse situata vijon të jetë e tillë humbjet në bujqësi do të jenë të mëdha, pasi do te zgjasë sezonin e mbjelljes. Fermerët pohojnë se furnizimi në treg nuk do të ndjehet shpejt se ende ka rezerva në magazina, porse ne vijim do të ndjehen mungesa pasi prodhimet e stinës, preshi, spinaqi, sallata dhe brokoli kana ngrire tërësisht.

Serat në vendin tonë janë në kufijtë e primitivizmit vetëm një fije plastmas dhe përdorin vetëm ngrohjen diellore.

Bujqësia shqiptarë është ekspozuar ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike. Gjithnjë e më shumë, përmbytjet temperaturat ekstreme janë duke u shndërruar në faktorë madhorë rrisku duke krijuar miliona euro humbje për ekonominë familjare. Nga ana tjetër mungojnë tërësisht mjetet mbrojtëse si sistemet e sigurimeve, subvencionet dhe kompensimet. /Monitor/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top