Gjendet i vdekur konsulli i Rusisë në Greqi. Mediat greke shkruajnë se mund të bëhet fjalë për një rast të rëndë me pasoja diplomatike. Andrei Malanin u gjet i vdekur në banesën e ambasadës ruse në Herod Atticus Road. Sipas informatave paraprake, diplomati nuk ka dhënë pranishëm në zyrën e tij në dhe kolegët dhe zyrtarë të ambasadës u shqetësuan dhe shkuan në katin e 5-të të ambasadës. Duke qenë se dera ka qenë e mbyllur nga brenda ata të alarmuar lajmëruan policinë. 55-vjeçari u gjet i vdekur. Sipas vlerësimeve paraprake, vdekja e diplomatit është për shkaqe patologjike. Në pritje këqyrjes së ekspertit të mjekësisë ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e këtij rasti misterioz, disa javë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi.