SPORT

Edhe Cana kërkon lirimin e Haradinajt, futbollisti: Arrestimi, prapavijë politike

cana

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana është personaliteti i rradhës që i bashkohet listës së personazhe që kanë kërkuar lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i arrestuar në Francë për llogari të autoriteteve serbe.

Përmes një postimi në Instagram në gjuhën franceze,Canaj shprehet se arrestimi i Haradinajt është një veprim i motivuar politikisht.

“Desha të jap gjithë mbështetjen time për z. Ramush Haradinajn, i cili edhe një herë është persekutuar nga një urdhër-arrest ndërkombëtar, i lëshuar nga shteti serb dhe i cili është i motivuar politikisht, për faktet që z. Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali Penal Ndërkombëtar!!!”.

“Të gjithë shpresojmë që drejtësia franceze ta lejojë kthimin e shpejtë të z. Haradinajt te familja e tij. Miqësisht, Lorik Cana”, shkruan Canaj.

Një pjesë të gjatë të karrierës së tij, Cana e ka kaluar në Francë, si pjesë e ekipeve Paris Saint-Germaini (2000-2005), Marseille (2005-2009) dhe së fundmi te Nantes (2015–2016).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top