BOTA

Obama ironizon Trump: Presidenca nuk është si biznesi privat

obama-trumo

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se e ka këshilluar pasuesin e tij Donald Trump, të mos përpiqet ta drejtojë Shtëpinë e Bardhë ashtu siç do të menaxhonte biznesin e familjes.
Në një intervistë me ABC News, Obama tha se Trump duhet të respektojë institucionet amerikane.

“Pasi të bësh betimin, je në krye të organizatës më të madhe në planet. Dhe ka një ndryshim të madh mes qeverisjes dhe fushatës elektorale. Ka kapitale botërore dhe tregje financiare, ka njerëz në të gjithë botën që e marrin shumë seriozisht atë që Trump thotë”, deklaroi Barack Obama, president i SHBA.

Obama po ashtu foli për raportin e agjencive amerikane të zbulimit për sulmet e supozuara kibernetike të Rusisë dhe përpjekjet për të ndikuar në fushatën presidenciale të 2016-ës.

Ai tha se i kishte nënvlerësuar pasojat e sulmeve të tilla. “Mendoj se e kam nënvlerësuar shkallën me të cilën në këtë erë të re informacioni mund të keqinformosh. Rrjedhimisht edhe pasojat në shoqërinë tonë të hapur”, tha Obama.

Ai tha se në një bisedë që kishte zhvilluar me pasuesin e tij, kishte diskutuar rëndësinë e besimit tek komuniteti i inteligjencës. Javën e kaluar, Trump tha se ishte një fans i madh i agjencive të zbulimit, pas muajsh vënie në dyshim të lidhjeve ruse në shkeljen e sigurisë. Por më pas, ngriti pikëpyetje për mënyrën se si partia demokratike kish reaguar ndaj sulmeve kibernetike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top