FOTOGRAFI

Vendi i “mbërthyer” nga ngricat, shihni si i “ngre” temperaturat Rama në FB

rama

Kryeministri vendit, Edi Rama këtë mëngjes të së shtunës ku i gjithë vendi është “mbërthyer” nga i ftohti, ka preferuar të “ngre temperaturat” në faqen e tij në Facebook, duke publikuar një postim të CNN, që e rendit Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar gjatë vitit 2017.

“Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të”, shkruan Rama.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top