Turqi, shpërthim i fuqishëm në qytetin e Izmirit

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është regjistruar pranë një gjykate në qytetin e Izmirit në Turqi.izmir-1-768x910

Mediat turke raportojnë paraprakisht se disa ambulanca janë parë të shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

Televizioni NTV thotë se shpërthimi ndodhi brenda një makine, duke shtuar se mund të jetë shkaktuar nga një makinë bombë.

Mediat turke bëjnë me dije se të paktën një person ka mbetur i vdekur që konsiderohet terrorist dhe tre civilë janë plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *