Një shpërthim ka ndodhur kete te enjte jashtë një gjykate në qytetin turk të Izmirit, e ndjekur nga një breshëri të shtëna armësh. Duket se nje makine bombe ka shperthyer para hyrjes se gjykates.
Ne videon me poshte mund te shihni momentin e ngjarjes: Lajmin e kane raportuar mediat turke te cilat shkruajne se ne vendin e ngjarjes mund te shihet nje automjet i djegur. Pamjet pas ngjarjes dhe ate cka la pas shperthimi mund ta shihni ne kete video me poshte: Agjencia e lajmeve “Doğan” raporton se 11 persona janë plagosur (disa media flasin per viktima) kurse 2 persona qe dyshohet se ishin terroristet, jane vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri qe pasoi shperthimin e fuqishem. Fotografitë e para publikuar ne rrjetet sociale tregojne tym jashte ndërteses dhe një automjet në flake në vendin ku parkoheshin automjetet. Të shtëna me armë u dëgjuan pas sulmit, teksa ambulanca dhe shërbimet e emergjencës nxituan për në vendngjarje dhe njerëzit u evakuuan nga ndërtesa për të qenë të sigurt, mes frikës nga shpërthimi i një bombe të dytë.