Berisha nxjerr blof lajmet për drogën, ja çfarë shkruajnë në të vërtetë mediat italiane

Në një reagim, ish kreu i qeverisë Sali Berisha ka publikuar një lajm që në fakt është një komunikatë e policisë së shtetit shqiptare, të transmetuar edhe në mediat Italiane.

Por që sipas tij policia shqiptare në komunikatën e shpërndarë për mediat ka marrë merita që nuk i takojnë. Bëhet fjalë për një operacion droge, që sipas lajmeve itialiane nuk është përmendur aspak që ka qenë një operacion i përbashkët me policisë shqiptare, ashtu siç është shkruar në komunikatë. “Një mashtrim i neveritshëm dhe i paskrupull i Saje qorrit qe përgënjeshtrohet nga autoritetet italiane, Guardia di Finanza! Te dashur miq, ne lumin e droges qe vërshon çdo dite drejt Italisë nga Shqipëria, sot autoritetet italiane te Lecces kapen 510 kg. Lidhur me kete Saje qorri mashtron shqiptaret me një komunikate, ne te cilen thuhet se: “Finalizohet nje operacion tjetër i përbashkët mes policisë se shtetit dhe policise italiane, GDF sekuestrohen rreth 510 kg marijuane”. Nderkohe lajmet zyrtare italiane nuk i referohen ne asnje fjale policise shqiptare, perkundrazi thone se skafi mme droge u diktua ne det nga helikopteri i patrulles se policise italiane. Ky eshte mashtrimi i radhes i Saje qorrit qe nuk skuqet as nuk zverdhet nga turpet e tij. “, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *