Gjatë së enjtes, portale të shumta shkruan se Blerina Kondi, bashkëshortja e artistit të ndjerë Dr.Flori, kishte fshirë të gjitha fotot e tij nga profili i saj në Instagram, duke lënë të kuptohet se ajo ishte gati të niste një jetë të re. Mirëpo, vetëm pak më pas, ishte vetë Blerina e cila reagoi në Instagram, duke postuar një foto me Florin.
“Meqë janë bërë portalet merak.”- shkroi ajo në përshkrimin e fotos. Siç shkruan revistawho.com, vetë Blerina Kondi vetëm pak ditë më parë kishte thënë se fotot i ishin fshirë nga disa hacker-a dhe postimi i saj i parë daton më 28 dhjetor të vitit 2016. Postimi i saj në Instagram u ndoq menjëherë nga komente që i japin kurajë dhe që shpjegojnë se çfarëdo të ndodhë me fotot, ajo do ta ketë gjithnjë në zemër Florin.