KULTURE

I mbani mend të pasmet e Ledinës, drejtori i RTSH-së flet për suksesin e madh të festivalit

Pavarësisht kritikave të shumta dhe thuajse nga kushdo për organizimin e dobët të Festivalit të 55 të RTSH-së, ku publikut iu fiksuan vetëm të pasmet e prezantueses Ledina Çelo, për Drejtorin e Përgjithshëm të televizionit publik, Thoma Gëllçi, ishte një sukses titanik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gëllçi e rendit Festivalin e 55 të RTSH-së në mesin e 4 produksioneve që televizioni publik organizoi dhe transmetoi brenda një muaji.

Në këtë kuadër, ai shprehet optimist për vitin e ardhshëm, duke shkuar deri aty se shumë shpejt RTSH do të jetë televizoni më i ndjekur për shqiptarët.

Postimi i Thoma Gëllçit:

Gjatë një muaji, RTSH realizoi katër produksione artistike të mëdha: Festivalin e 55 të këngës ; Koncertin e Vitit te Ri ” Ti je festa ime” ; Koncertin me muzikën e zgjedhur të filmit shqiptar ” Faleminderit për muzikën” si dhe koncertin e Ansamblit Filarmonik të Vienës. Një punë titanike, me fantazi dhe gjetje artistike, e vlefshme për skenën dhe ekranin! Shpresojmë tua kemi bërë shqiptarëve festat më të gëzuara!

Një kapitull i ri hapet këtë vit. Jemi të vendosur në rrugën e transformimit të plotë të Radiotelevizionit shqiptar dhe të bindur që nuk do të jetë e largët dita që ai do të jetë ekrani kryesor i shqiptarëve!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top