KULTURE

Nina Mula shijon sukseset e nënës së saj

Mbrëmjen e djeshme të gjithë kanë shkruar për koncertin e Ansamblit Filarmonik të Vjenës në Tiranë, por paralelisht me të, një tjetër event i rëndësishëm kulturor është zhvilluar në Budapest. Në këtë koncert të pranishëm kanë qenë shumë artdashës dhe artistë të muzikës klasike. Një prej tyre ka qenë dhe sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula. Rreth 12 mijë spektatorë kanë ndjekur nga afër dhe kanë duartrokitur interpretimin e sopranos së njohur. Të pranishëm kanë qenë edhe bashkëshorti i saj dhe vajza, Nina Mula.

Ka qenë pikërisht bashkëshorti, Hetem Ramadani ai që ka shpërndarë në llogarinë e tij të Facebook momente gjatë koncertit, ku edhe u luajt e famshmja “La Traviata”. Nina e vogël, e cila mban emrin e gjyshes së saj artiste, ka duartrokitur nga afër mamin. Padyshim që ky është një sukses i madh për Invën, por tashmë ajo është mësuar me arritje të tilla, duke dhuruar emocione me zërin e saj dhe duke pritur duartrokitje nga publiku i gjithë botës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top