Tirana do të pushtohet nga ngricat javën që vjen

Temperatura të ulëta që nuk janë parë në Tiranë prej vitesh ndërsa ngrica në të gjithë vendin priten në këtë fundjavë dhe gjithë javën që vjen.

Sipas të dhënave meteorologjike temperaturat më të ulëta priten të jenë të premten ku në Tiranë do të shkojnë deri në -11 gradë celsius ndërsa të dielën ka parashikim për reshje dëbore në kryeqytet dhe pothuajse në të gjithë vendin.

Megjithëse gjithë dhjetëditëshi do të shenohet nga temperatura shumë të ulëta ato do të jenë më të thjeusara të premten, të shtunën dhe të dielën.

Pavarësisht se ato sillen nga -3 deri në -11 ndejshmëria e të ftohtit është edhe më e madhe në zonat e ulëta dhe bregdetare për shkak të lagëhtirës së ajrit.

Kështu pritet që i ftohti të ndjehet të paktën 4 gradë më shumë se sa shënon termometri. Pra nëse është -11, ndjeshmëria është si të jetë -15. Ndërkaq ditët e para të kësja jave priten të jenë me shira.

Ndërkaq në kosovë dhe Maqedoni temperatura nga e mërkura do të zbresë nën vlerat e normales.

Erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent. Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare, parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe (e hënë-e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *