KULTURE

Bllofi i madh/ Ja “Filarmonia e Vienës”

shkelzen-doli-415x260

U bë bujë e madhe nga Qeveria dhe personalisht nga Kryeministri Edi Rama se Filarmonia e Vienës do të luajë në Tiranë më 2 Janar 2017, pra sot.

Ky eveniment u trumbetua si një prej shumë “arritjeve” të Qeverisë Rama, por që rezulton të jetë një bllof i madh.

Nga informacionet që disponon redaksia jonë, janë 5 artistë shqiptarë që janë pjesë e Filarmonisë së Vienës që marrin pjesë në këtë koncert që mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Sipas burimeve të Syri.net, 5 artistët shqiptarë kanë marrë një shpërblim të majmë nga Kryeministri Edi Rama, duke u bërë në këtë mënyrë pjesë e shfaqjes së kreut të qeverisë shqiptare, për t’i “mbushur” mendjen qytetarëve se Filarmonia e Vienës ka zbarkuar në Tiranë.

Nga ana tjetër, zyrtarisht nga Viena njoftohet se Filarmonia e Vienës nuk është në Tiranë në koncertin që është propaganduar kaq shumë.

Pra, nga Filarmonia e Vienës janë vetëm 5 artistë (shqiptarë) që marrin pjesë në koncertin tek Pallati i Kongreseve, ku marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerë politikanë e personalitete shqiptare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top