BOLD BLOG

“Puntorët e Qytetit”, ushtria digitale e Fugës, Ramës, Veliajt..Metës…

Nga Basir Çollaku

Ata janë “Puntorët e Qytetit” punojnë atje, dihet me, atje, janë ushtria e re digitale e qeverisë, bashkisë, pushtetit, Rilindjes, LSI. Madje paguhen në shuma të majme, cash në dorë, bëjnë disa orë propogandë dhe janë ok..Të rinj, të shkolluar..Një fasoneri marketingu, me mall të porositur..

Kisha ndarë mendjen ta bëja një shkrim për këtë histori muaj më parë, teksa bisedoja me një mik për një episod të ndodhur, por mu rikujtua sot dhe po e përcjell ndodhinë, teksa lexova në portale online, porosinë e Fugës Endri, drejtuar administratës si sërë e lartë, të bënin urgjent dhe në shumicë shpërndarjen, apo share, si thotë ai, konferencën gjysëmditore të Ramës me gazetarët, qytetarët dhe veten.

Që populli të mësonte sukeseset e mëdha të udhëheqësit..Miku im të cilit i besoj jo thjesht nga njohja e vjetër, por dhe për faktin se nuk di të gënjejë, më rrëfeu një bisedë të cilën e kishte dëgjuar vetë në një nga bankat ne Kryeqytet. Kisha një punë në banke më tha dhe teksa prisja rradhën të konsultohesha me punonjësen, në një nga sportelet, dëgjova bisedën e saj me një të ri, që po aplikonte për kredi Ok, i thotë vajza, dokumentet janë në rregull, së paku këto që më ke sjellë..por duhet edhe një vërtetim page..

Nuk ta sjell dot tani, ia kthen djaloshi duke buzqëqeshur pak si në siklet.. E përse? Pyet ajo. Po nuk ta sjell dot, po çfarë ke ti, unë jam në punë, paguhem shumë shumë mirë, i marr paratë, kam garanci që e shlyej detyrimin.. Po dakot i kthehet aficerja e kredisë, meqë je në punë dhe merr pagë të mirë, aq më kollaj bëhet situata, merre vërtetimin e pagës dhe sille, mos ta zgjasim më kot, e mbyllim dosjen.

Po lerë se nuk ta sjell dot këmbëngulte djaloshi. Ti e di i thotë djali, unë punoj atje..!! Ku? Po atje të “Puntorët e Qytetit” Ne jemi ata, punojësit e qytetit që rrimë online. paratë na i japin në dorë. Jemi plot, gjithë ata. Kemi dy vjet e më tepër me këtë histori. Punonjësja e Bankës aspak optimiste ia preu shkurt. Zotëri, nuk di çfarë na qenkërkan këta Puntorët e Qytetit, se ne ktu spo punojmë në fshat, mos janë ndonjë parti, se hera e parë që e dëgjoj. Mua më sill dokumentet dhe pastaj jemi në rregull.. Me kaq u mbyll biseda në bankë..

Më tej me ngau kureshtja dhe pyeta në disa njerëz të cilët janë plot vëmendje për surpriza informative. Miku im kishte pasur plot të drejtë. Ata ishin dhe janë, të rinj të shkolluar, si brenda dhe jashtë vendit. Djem dhe vajza të reja, të cilët janë punësuar nga qeveria, bashkia dhe minstritë, duke punuar propogandues online. Shpërndarësh haberesh qeverie, bashkie, partie, Rilindjeje. LSI, ndonëse kjo e fundit i komandon vetë dhe përdor sipas interesave të saj.

Dhe jo vetëm kaq, pasi shkathtësia e tyre digitale, premton shumë. Ata janë në rrjete sociale, duke mbrojtur mjeshtërisht punëdhënësit e tyre, dhe duke replikuar gjallërisht e gjatë me opozitarët, kundërshtarët e hyqymetit, qofshin subjekte apo individë. Puntorët e Qytetit, këta gladiatorë elektronikë, paguhen cash në dorë, pjesa dërrmuese e tyre. Do thoni se janë para jo të pastra apo droge? Nuk ma do mendja të kenë shkuar aq larg, apo të jetë afruar droga aq afër, por krejt era sapun nuk mban kjo mesele.

Ndaj nuk duhet të trishtohemi teksa në rrjete sociale, takojmë gjithnjë e më shpesh, nga këta Puntorët e Qytetit, të mirëpaguarit e shkolluar brenda dhe jashtë vendit, të cilët të bëjnë qepaze nëse ti u qorton qeverinë, KM, bashkiakun, apo pushtetet paguese. Kjo është një ushtri e cila tani me dekretimin e zgjedhjeve sa vjen e rritet, e zgjerohet.

Shikoni ftesat për miqesi, janë profile te kuruara, sapo u ben pranimin e miqësisë, rrijnë njëherë në nxemje, pastaj ia nisin qëndismës sipas porosisë fugiane, apo fasonerisë ku gjenden të punësuar..Në këtë kohë krizë këto punëtori qytetase, janë rehat së paku financiarisht, të maskuar disi publikisht, por bëjnë ca para me shërbimet e tyre digitale, pastraj me të parë e me të bërë..

Ndoshta KM, teksa qortonte sot në konferencën e tij se vende pune ka por ata spo gjejnë të kualifikuar, kishte në mendje dhe ofertën e paplotësuar të kompanisë “Puntorët e Qytetit” të cilët tani janë të domosdoshëm gjithnjë e më tepër, se nxehet loja politike, e duhen punëtorë, duhen fasonistë sa më shumë..

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top