Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen së enjtes në Rio De Xhaniero, ndërsa dyshohet se i përket ambasadorit grek, i zhdukur tri ditë më parë.
Makina e marrë me qira u gjet e djegur poshtë një mbikalimi në afërsi të Rios.
Mediat vendase bëjnë me dije se makina e gjetur e djegur është e ngjashme me atë të marrë me qira nga ana e ambasadorit Kyriakos Amiridis, i zhdukur që prej natës së të hënës.
Trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të qytetit pranë Rios, Nova Iguacu në Brazil.
Sipas policisë, Amirisi kishte marrë pushimet dhe synonte të shkonte në Nova Iguacu Center. Gruaja raportoi zhdukjen e tij të mërkurën.