Policia në Brazil ka njoftuar se është zhdukur që prej tre ditësh ambasadori grek në Rio, Kyriakos Amoiridis. Gruaja e tij ka folur për mediat dhe ka thënë se pas pushimeve me fëmijët në Nova Iguaçu, ai u zhduk dhe se nuk kishte kontaktuar më me të.
Ambasada e Greqisë në Brazil, por as Konsullata greke nuk kanë komentuar rreth vendndodhjes së ambasadorit të tyre.
Gruaja e Amoiridis, e ka konfirmuar për policinë se nuk ka kontaktuar me bashkëshortin e saj nga dita e hënë. Atë ditë, ajo tregon se ishin në pushime në shtëpinë e tyre në Nova Iguaçu.
Kyriakos Amoiridis ishte ambasador në Rio nga viti 2001 deri në vitin 2004, ndërsa në janar të këtij viti, ai u bë ambasador grek në Brasilia.