INVESTIGIME

Skandali, Veliaj shpërndan 28 iphone 7 për gazetarët e preferuar

veliajjj

Nga Boldnews.al

Mbrëmjen e së martës, kryebashkiaku Erion Veliaj, mori pjesë në lojën e përjavshme “Të gjithë për një” në televizionin “Top Channel”, ku fitoi 6 milion lekë, të cilat do t’i shpenzonte për të shtuar gjelbërimin në qytet.

Por para këtij show mediatik, të cilin ai e ka shumë përzemër, vetë kreu i Bashkisë më të madhe të vendit, ka shpërndarë 28 telefona të teknologjisë së fundit iphone 7 për gazetarët, duke shpenzuar kështu mbi 30 milionë lekë. Vetëm një iphone 7, që Veliaj u ka bërë dhuratë me rastin e festave të fundvitit gazetarëve të preferuar të tij kushton rreth 1 milion lekë.

Gazetarëve u është kërkuar që ta mbajnë të fshehtë dhuratën, në mënyrë që të mos nisnin më pas sulmet në media për kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky skandal bëhet edhe më i rëndë nëse kemi parasysh apelet e bëra nga vetë Veliaj gjatë ditëve në fundit në çdo aktiviteti ku ai merr pjesë, ku ai u ka bërë thirrje të gjithëve për të treguar shpirtin solidar sidomos me njerëzit në nevojë. Në fakt, siç e dëshmoi dhe me dhuratat luksoze për gazetarët, deklaratat e kryebashkiakut janë thjesht sa për show para kamerave dhe shumë larg të qënit solidar.

Nëse vërtetë Veliaj do të kishte menduar për shtresat në nevojë siç tregon kur shkon shërben ushqimin e qendrave sociale për të varfërit, ato 30 milionë lekë që ka shpenzuar për telefonat dhuratë, mund tua kishte shpërndarë pikërisht atyre që nuk kanë çfarë të shtrojnë në tryezat e tyre natën e ndërrimit të viteve.

Njërëz të tillë Tirana e madhe që Erion Veliaj drejton prej më shumë se një viti ka plot, duke filluar që nga qendra e deri në periferinë e largët që ai e sheh me google maps.

1 Comment

1 Comment

  1. ay qy

    December 28, 2016 at 09:10 pm

    Paskan ardh sirianet e mutit edhe ketu te ne 🙁 Pritni ndonje bombe ne emer te allahit 😛

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top