Rama shkarkon nga administrata zyrtarët e PBDNJ, pas divorcit me Dulen

Vetëm pak ditë pasi Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule replikoi ashpër me Kryeministrin Edi Rama gjatë interpelancës së zhvilluar në kuvend, shefi i qeverisë shqiptare ka zyrtarizuar divorcin përfundimtar me këtë forcë politike.

Burime për SYRI.net bëjnë me dije se Edi Rama ka firmosur shkarkimin e të gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të PBDNJ-së që punonin në administratën shtetërore, megjithëse ky përfaqësim ishte pothuajse i papërfillshëm.

I vetmi përfaqësim i lartë i PBDNJ-së në qeveri, ishte zëvëndësministrja e Mjedisit, Oljana Ifti ndërsa pjesa tjetër ishte përfaqësim në nivel specialistësh.

Por përtej këtij fakti, akti i Kryeministrit në vetvete shënon në këtë mënyrë divorcin me një nga aletatët e tij më të afërt gjatë vitevetë opozitës, aleancë e cila pësoi thyerje sapo Rama mori pushtetin, ku kritikat e vazhdueshme të Dules për keqqeverisjen nuk kanë munguar për asnjë çast gjatë këtyre 3 viteve e gjysëm, ndërsa kulmuan me interpelancën e zhvilluar në seancën e fundit parlamentare për këtë vit. /Syri.net

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *