BOLD BLOG

Këshilltari i ish-ministrit Cani pretendon të bëhet Avokat i Popullit

Nga avokati Altin Goxhaj

Sot Komisioni i Ligjeve në kundërshtim me ligjin e Avokatit të Popullit Nr.8454, shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr.155/2014, datë 27.11.2014, dmth me vetë ligjin  kanë përshtatur vetë socialistet në 2014, me qëllim që të zgjidhin hallin që i ka zënë me kandidaturën time për Avokat i Popullit por më tepër me prezantimin e Platformës sime të “Avokatit të Popullit kundër Diktaturës së Oligarkisë Sorosiane” vendosi të anulojë garën për Avokat të Popullit dhe ta nisë edhe njëherë nga e para! Kjo s’ka ndodhur ndonjëherë në 26 vjet, aq sa e detyruan edhe Petrit Vasilin ti thoshte lobit të Tom Doshit në Komision: “Ore a e dini që ne s’mund të shkelim ligjin që kemi miratuar vetë, s’mund të shpikim zgjidhje ekstraligjore”.

Arsyeja pse po shkelet ligji që përcaktonte 22 Tetorin si Ditën e Fundit për Aplikim për Avokatin e Popullit, pra 3 muaj para se të mbaronte mandati i Avokati i Popullit në 22 Dhjetor, u bë në mënyrë që të fusin në “garë” në kundërshtim me ligjin kandidatin e socialistëve, këshilltarin e Shkëlqim Canit, Jordan Daci, i cili është dhe vëllai i  Alban Daci i punësuar në Parlament pranë Eduart Ndocaj  dhe i njohur publikisht si një nga mbështetësve me aktiv të Tom Doshit dhe shokëve të tij dhe mbështetës i kandidaturës për Presidentë të Mimi Kodhelit, pra një kandidaturë e socialistëve. Ndërkohë preteksti se Jordan Daci nuk është lajmëruar është një budallëk juridik me brirë pasi njoftimi ka qenë në faqen e Parlamentit që në 22 Shtator, si në çdo rast tjetër deri më tani për çdo aplikim për zgjedhje në institucionet kushtetuese e për të cilat Jordan Daci nuk ka bërë asnjë letër të hapur apo të mbyllur deri më sot!

Arsyeja pse unë e theksoj se Jordan Daci, është një kandidaturë e socialistëve lidhet me pretendimin e tij 2 ditë më parë se ai ndryshe nga të tjerët ishte kandidatute mbi palët!!! Personalisht e gjykoj se kandidimi i Jordan Daci nuk është thjesht një shprehje e vullnetit personal (ka pasur 3 muaj kohë ta shprehë atë) por thjesht një instrumentalizim i Rilindjes me qëllim për të zgjidhur një hall që i zuri me kandidaturën time pas humbjes së Sorosit dhe Clintonit ne 8 Nëntor, duke dashur të shmangin një ballafaqim problematik për ta! Jordan Daci përfaqëson në mënyrën më të saktë dhe të qartë një kandidaturë të Rilindjes për të pasur nën kontroll Avokatin e Popullit!

Gjithsesi unë vazhdojë të jem në garë dhe po pres seancën dëgjimore ku do të prezantoj Pltaformën e Avokatit të Popullit kundër Diktaturës së Oligarkisë Sorosiane!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top