Arsenali dje fitoi minimalisht ndaj West Bromwich Albionit me një gol të Giroud në minutat e fundit.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë në fushë ishte dhe Granit Xhaka, i cili ishte ndër më të mirët.
Mesfushori shqiptar dhuroi 134 pasime, duke u bërë lojtari me më shumë pasime në një ndeshje të Premier League që nga 20 maji i 2015.
Xhaka pati një saktësi pasimesh prej 95 për qind dhe vrapoi 11.8 kilometra. Lojtari i dytë me më shumë pasime ishte Mesut Ozil me 107.