Të pasionuarit pas alienëve dhe eksploruesit e planeteve besojnë se kanë gjetur një çelës në kërkimet e tyre të vazhdueshëm për jetën në Mars. Ata kanë gjetur pikërisht një lugë.
Pamjet nga NASA tregojnë objektin në formë luge në tokë në planetin e kuq.
Kjo është “lugë” e dytë që është gjetur në Mars në vitet e fundit, ndërsa besohet se mund të jetë dëshmi e jetës së zhvilluar në këtë planet.
Janë gjetur edhe objekte të tjera të tilla si unaza dhe doreza.
Videoja është ngarkuar në YouTube nga llogaria UFO Hunter, me përshkrimin: “Ka një lugë gjigante në Mars! Kjo gjë është e mahnitshme! Me gjasë e mbetur nga një civilizim i humbur ”
Disa përdorues u mrekulluan nga zbulimi, dikush tha: “Uau, nuk ka mundësi të jetë natyrore”.