EKONOMI

Bashkia harxhon 12.6 milion euro për modelin e kopjuar të sheshit “Skënderbej”

sheshet-kryesore_001

Nga Boldnews.al

Në qendrën e Tiranës po punohet intesivisht për të rindërtuar sheshin “Skëndërbej”, por mungesa e transparencës sesi është realizuar ky projekt dhe sesa po kushton, ngre dyshime të forta për shpërdorim të fondeve publike. Boldnews.al mëson se janë sërish arkiktektë belgë të 51N4E të cilët kanë ridizenjuar projektin e 2011 të qendrës së kryeqytetit, por që rezulton të jetë një kopje e një sheshi në Toronto.

Ish drejtori i Bashkisë së Tiranës në vitin 2010, Mihal Cico u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se për zbatimin e projektit të Sheshit “Skëndërbej” ata iu referuan një sheshi në Toronto, të quajtur Yonge Dundas Square. “Sheshi në Toronto ka pothuajse të njëjtën madhësi me sheshin që krijoi studio belge 51N4E në vitin 2010. Ne e pamë këtë shesh dhe ishin të ngjashëm me njëri-tjetrin” – shprehet Cico.

Boldnews.al mëson se sheshi Yonge Dundas në Toronto i krijuar në vitin 2002 është pothuajse identik me atë që dizenjoi studio belge 51N4E në vitin 2010, e që po vihet në zbatim sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Sheshi i Torontos është i rrethuar nga disa qendra tregtare ku ofron aktivitete dhe shërbime për qytetarët kanadez, njësoj si projekti i 2010 i studios belge që kishte parashikuar në Sheshin “Skëndërbej” një qendër tregtare mes Muzeut Kombëtar dhe Bankës së Shqipërisë.

Projekti për sheshi “Skëndërbej” parashikon një pjerrësi të lehtë, jo shumë të dukshme dhe në formë piramidale. E njëjta gjë është realizuar edhe në sheshin Yonge Dundas në Toronto, ku ka një pendencë që shkon deri në 1.5 metra. Projekti i kopjuar ngjason edhe qarkullimin rrugor, ku në të dyja sheshet është një unazë për lëvizshmërinë e makinave.

Por tradita e të kopjuarit vijon edhe në ditët e sotme nga kryebashkiaku Veliaj. Ky i fundit ka shtuar në sheshin “Skëndërbej” një parkim nëntokësor që do t’i japë zgjidhje drejtuesve të automjeteve. Edhe pse u prezantua si një risi e Veliajt, në fakt kjo është kopjuar sërish nga sheshi Yonge Dundas i cili gjithashtu ka një parkim nëntokësor.

sheshi-dundas sheshi-skenderbej

Ky projekt i kopjuar i qendrës së Tiranës do t’i kushtojë xhepave të shqiptarë mbi 12.6 milion euro deri në përfundimin e punimeve. Më poshtë janë tenderat e zhvilluar për “Rikualifikimin e Sheshit Skëndërbej”:

Rikualifikim Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e I-rë – Financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve533,403,000 lekë – FUSHA SHPK

Mbikqyrja e Punimeve për Objektin: Rikualifikim Urban i Sheshit Skënderbej – Financuar nga Te ardhurat e Bashkise Tirane – 4,209,570 lekë – 51N4E

Ndërtim parkim nëntokësor, Sheshi Skënderbej224,992,000 lekë – FUSHA SHPK

Mbikqyrja e punimeve për objektin: Ndërtim parkim nëntokësor, Sheshi Skënderbej – Financuar nga Fondi i Bashkise Tirane – 2,142,432 lekë – 51N4E & GEOSAT GROUP

Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e II-të – 979,884,648 lekë – Tenderi zhvillohet më 27 Dhjetor.

Boldnews.al mëson se projekti i 2011 i dizenjuar nga arkitektët belgë 51N4E kushtonte rreth 11.5 milion euro ku përfshiheshin një qendër tregtare si dhe kulla e vrojtimit. Asokohe kryebashkiaku Edi Rama shpenzoi rreth 4.3 milion euro për punimet nëntokësore që janë funksionale edhe sot për projektin e Veliajt. Nëse e zbresim këtë investim të kryebashkiakut Rama dhe bëjmë një përllogaritje, rezulton se projekti i ditëve të sotme nuk duhet të kushtonte më tepër se 7 milion euro.

masterplani

Por në fakt, sot kryebashkiaku Veliaj po zbaton një projekt prej 12.6 milion euro dhe që është i njëjti me atë të 2011 por shumë herë më i kushtueshëm. Po ti shtosh këtu edhe 4.3 milion euro investime të realizuara nga Rama për punimet nëntokësore, ky shesh i kapërcen 16 milion euro.

Ndërkohë shtimi i parkimit nëntokësor me një vlerë prej 1.6 milion euro nuk justifikon këtë shifër tepër të lartë të projektit Veliaj duke e krahasuar me atë të vitit 2011.

Në total janë shpenzuar mbi 20 milion euro për ndërtimin, shkatërrimin dhe më pas rindërtimin e qendrës së Tiranës në këto 6 vitet e fundit. Nga këto, 4.3 milion euro në 2010 për projektin belg të kryebashkiakut Rama që më pas u pezulluan si punime nga kryebashkiaku Basha në vitin 2011. Ky i fundit shpenzoi edhe 4.5 milion euro në 2012 për rehabilitimin e përkohëshëm të Sheshit “Skëndërbej” ndërsa pritet të rindërtohet nga kryebashkiaku Veliaj me një vlerë prej 12.6 milion euro.

Miqtë belgë të Ramës

Kompania belge 51N4E me themelues Peter Swinnen, njëherësh këshilltar i Qeverisë Flamane njihet për lidhjet me kryeministrin Rama. Emri i 51N4E ndeshet në një sërë projektesh pas të cilave është Edi Rama. Ajo është projektuese e vilës së kryeministrit në fshatin Surrel, rrëzë Dajtit si dhe projektuesja e kullës shumëkatëshe (TID) të ndërtuar në rrugën Abdi Toptani nga një prej miqve të ngushtë të Ramës (sot hotel Plazza).

Por kjo studio arkitekturore belge ka të punësuar nga bashkëpunëtorët e afërt të Ramës e deri tek familjarët e tij. Në studion arkitekturore  51N4E rezu Rea Xhillari, vajza e Linda Bashës, bashkëshortes së kryeministrit shqiptar. Por sëfundmi, emri i Xhillarit është Me belgët e 51N4E  ka bashkëpunuar edhe Anri Sala, një prej miqve më të afër të Ramës i cili ka asistuar në lyerjen e fasadave të kryeqytetit. Edhe Falma Fshazi, drejtuese e COD në kryeministri dhe një nga mikesha e hershme të Ramës është pjesë e kësaj studio.

Në prill të vitit 2015, një skandal shpërtheu në Belgjikë me themeluesin e 51N4E, me një tender të zhvilluar për studimin e fizibilitetit për realizimin e projekteve në Shqipëri.

Peter Swinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë, këshilltar i Qeverisë Flamane dhe themelues i studios 51N4E u vu nën hetim për shkak se një tender të nismës “Atelier Albania” të Edi Ramës ia kishte dhënë një mikut të tij në konflikt interesi, edhe ai i njohur i kryeministrit shqiptar.

Ai u akuzua se favorizoi në tenderin për studimin e fizibilitetit të projekteve në Shqipëri studion Centrum voor Stadsontwikkeling CVBA, që drejtohet nga Patrick Janssens.

Janssens, kryetar i Partisë Socialiste Flamane në Belgjikë dhe kryetar i Bashkisë së Atnwerpit ka qenë pjesë e jurisë së konkursit për projektin e “Lungomares” – shëtitores së Vlorës.

Edhe  në përzgjedhjen e Janssens në konkursin e Lungomares fijet të çojnë te 51N4E.

(Më poshtë: Projekti i 51N4E i vitit 2011 dhe i vitit 2016; si dhe arkitekti nën hetim Peter Swinnen)

102_model_web_0


projekti-qe-ka-prezantuar-veliaj

petero

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top