Aktorja e njohur pëson atak në zemër gjatë fluturimit

Aktorja e famshme Carrie Fisher, e njohur për rolin e saj në filmin “Star Wars” ka pësuar një arrest kardiak gjatë një fluturimi, që 60-vjeçarja po kryente nga Londra drejt Los Angelesit.

Faqja amerikane “TMZ” thotë se aeroplani është ulur në Amerikë pasditen e së premtes, ndërsa ekipet e ndihmës së shpejtë kanë hyrë menjëherë në bordin e tij për t’i ofruar së pari reanimimin kardiopulmonar, të njohur edhe si “CPR”.

Me ta nxjerrë nga avioni, aktorja është transportuar me urgjencë drejt spitalit më të afërt. Ajo ndodhej në një tur promovues të librit të saj “The Princess Diarist”, një koleksion çastesh intime mbi atë çfarë ka ndodhur prapa skenave kur ajo regjistronte dublat e filmit të parë “Star Wars”.

Fansat e saj janë shfaqur menjëherë të shokuar nga lajmi mbi gjendjen e saj shëndetësore, e menjëherë i kanë uruar asaj shërim të shpejtë përmes rrjeteve sociale.

Së fundi, Carrie kishte folur mbi 3 muajt e saj më intensivë me fluturime së bashku me aktorin tjetër Harrison Ford, diçka për të cilën flet me detaje edhe në librin e saj. Në kohën e takimeve për atë film, Carrie ishte 19-vjeçare, ndërsa Harrison 14 vite më i madh, plot 33 vjeç.

carrie-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *