EKONOMI

Mbi 1 miliard lekë bileta avioni, Kodheli e Gjiknuri rekord me qëndrimin në ajër (Dokumenta)

Nga Boldnews.al

Kjo është shifra e çmendur që zyrtarët shqiptar shpenzojnë për bileta avioni për udhëtime në pothuajse të gjitha kontinentet e botës. Boldnews.al analizoi të gjithë tenderat e zhvilluar me objekt “Blerje biletë ajrore për shërbim jashtë vendit” nga ku rezultoi se vetëm 5 ministri kanë prenotuar me qindra udhëtime me avion duke tejkaluar vlerën e 1 miliard lekëve (të vjetra).

Rekordin e thyen Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Mimi Kodheli, ku për vitin 2016-2017 janë parashikuar 73,831,493 (të reja) për bileta avioni. Ky shërbim do të kryhet për udhëtime në të gjitha kontinentet e botës si destinacione të mundshme për nevoja të personelit të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm, Komandës së Forcës Tokësore, Komandës së Forcës Detare, Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Kontrata nuk përmban sasinë e biletave që do të blihen, pasi ende nuk janë përcaktuar të gjitha vendet se ku do të fluturojë Kodheli me vartësit e saj.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri rezulton gjithashtu se po qëndron për një kohë të gjatë në ajër duke udhëtuar në disa vende të botës. Për vitin 2016-2017, ky institucion do të shpenzojë 12,186,666 lekë (të reja) për rreth 200 bileta avioni. Gjiknuri dhe administrata e tij pritet të udhëtojnë në shtete të kontinentit të Europës, të Amerikës, të Azisë e deri tek vendet ekzotike të Afrikës. Gjithashtu 10 bileta janë lënë të papërcaktuara të cilat mund të përdoren për udhëtime në vende të pazbuluara (mund të jetë India, Amerika Latine dhe Antarktida). Më herët mediat kanë raportuar se Ministri Gjiknuri ishte një vizitor i rregulltë i Italisë në çdo fundjave.

ministria-e-energjiseBiletat e avionit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (Më lart tabela)

I treti për shpenzime ajërore është Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blend Klosi i cili ka përdorur nga buxheti i shtetit 7,420,476 lekë (të reja) vetëm për vitin 2016. Dyshime ngrihen për qëllimin e këtyre vizitave jashtë Shqipërisë të zyrtarëve të këtij institucioni.

Ndërkohë Ministria e Integrimit  Europian ka parashikuar 4,500,000 (të reja) për bileta avioni për vitin 2016. Edhe pse Klajda Gjosha kalon pjesën më të madhe të kohës jashtë Shqipërisë për shkak të takimeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë, rezulton se kjo ministri ka shpenzuar më pak para për bileta sesa ministritë e tjera. Përveç udhëtimeve të tepruara, skandali mund të jetë edhe me shpërdorimin e fondeve publike nga ministri Gjiknuri, Kodheli dhe Klosi, të cilët të tre bashkë, i kalojnë 930 milon lekë (të vjetra) për bileta avioni.

Me udhëtime të shpeshta përfshihet edhe Ministria e Zhvillimit ku për vitin 2016 ka shpenzuar nga taksat e qytetarëve shqiptar rreth 3,077,529 lekë (të reja). Sipas dokumentave që disponon Boldnews.al, nuk është bërë transparente numri i biletave të prera apo destinacionet se ku ka udhëtuar ministrja Eglantina Gjermeni. Por në kontratë thuhet se çdo biletë avioni ka të përfshirë bagazhe ekstra, çka lë të kuptohet që destinacionet mund të kenë kapërcyer edhe kontinentin.

Boldnews.al filtroi edhe dokumentacionin për ministritë e tjera, por shifrat rezultuan tepër modeste në krahasim me këto 5 ministri që qëndrojnë shumicën e kohës në fluturim.

Më poshtë dokumentat e tenderave të 5 ministrive:

MINISTRIA E MBROJTJES

MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË

MINISTRIA E MIRËQËNIES SOCIALE DHE RINISË

MINISTRIA E INTEGRIMIT EUROPIAN

MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Führend bei Reisen und Flügen: der Energie Minister, die Verteidigungs Ministerin - AlbNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top