Një grup kinezësh në Itali kanë rrahur në mënyrë barbare një 22-vjeçar shqiptar.
Rasti u regjistruar pranë një restoranti në Pistoiese-n lindore, ku të paktën 7 persona dhunuan me forcë të riun shqiptar.
Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndihmoi forcat e rendit për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar ngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur më 7 nëntor ku 22-vjeçari shqiptar i quajtur Ergis Toma, kishte grabitur një shtëpi në pronësi të një pronari restoranti, duke vjedhur një sasi parash prej 2 500 eurosh.
I riu vrapon me shpejtësi për t’u larguar, por ai u bë objekt zemërimi i një grupi kinezësh.
Pamjet filmike ndihmuan grupin hetimor të udhëhequr nga Antonio Sangermano për të identifikuar autorët, të cilët akuzohen për lëndime të rënda trupore, mizori dhe akuza me sfond racor.
Në pranga ka përfunduar edhe shqiptari, i cili u arrestua të mërkurën (21 dhjetor) në shtëpinë e tij në Fiorentina, nën akuzën e vjedhjes, urdhri për arrestin e të cilit është firmosur nga gjykatësi Francesco Pallini.
Komandanti i njësisë policore tha sot (22 dhjetor) se kur patrulla e policisë shkoi në vendin e ngjarjes, sulmuesit u larguan, ndërsa nuk kishin mundur të arrestonin të riun shqiptar.