BOLD BLOG

Nga do të nisë Lufta e Tretë Botërore? Shihni parashikimet e mediave britanike!

lufta

Lufta e tretë Botërore mund të jetë më afër se sa mendojmë. Që nga Izraeli tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daily Express tregon vendet që mund të preken nga një luftë e tillë.

Sipas një raporti të Control Risks, britanikët votuan për t’u larguar nga BE, zgjedhja e Donald Trump si president i Amerikës dhe vala e sulmeve terroriste ka sjellë një pasiguri ekonomike. Një lloj pasigurie që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.

Dhe me marrëdhëniet midis vendeve të caktuara që kanë sjellë tensione të reja, Lufta Botërore mund të jetë shumë afër. Daily Express rendit vendet që mund të preken dhe arsyet pse.

Izraeli
Izraeli është në krye të listës, dhe kjo për shkakun se tensionet e tij me Iranin janë të larta, veçanërisht për marrëveshjen e armëve me SHBA-në. Por Izraeli gjithashtu ka tensione me Sirinë dhe nëse izraelitët e sulmojnë, ka gjasa që të gjitha vendet myslimane të bëhen bashkë për t’iu kundërpërgjigjur dhe që mund të përfshijë dhe dy superfuqitë, SHBA-në dhe Rusinë.

SHBA
Që kur Trump u zgjodh President ka pasur mjaft ngacmime mes SHBA dhe vendeve të Lindjes së Mesme.
Ekspertët parashikojnë se Trump do të trondit mbrojtjen amerikane dhe politikën e jashtme të vendit kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, çka do të sillte pasoja të rënda globale.

Këtë javë presidenti në detyrë Barack Obama akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe fitoren e Donald Trump. Kjo jo vetëm që do të mundë të sjellë një tjetër Luftë të Ftohtë, por ushqen potencialisht Luftën e Tretë Botërore.

Irani
Ministri iranian i Mbrojtjes është shprehur se Lufta e Tretë Botërore është tek dera, që pas fitores së Donald Trump.

Vitin e kaluar Barack Obama bëri një marrëveshje me Iranin për armët bërthamore, një marrëveshje që Trump e ka quajtur “katastrofë” dhe se do të tërhiqet prej saj. Nëse ndodh kjo, Irani mund të nis sulme çka për pasojë do të sillte një luftë të re.

Siria
Siria është në trazira politike dhe situata po degradon nga dita në ditë. Vendi ka gjithashtu dhe armë bërthamore, diçka që qeveria nuk ka gjasa ta mbrojë në situatën aktuale. Dhe nëse përdoret ndonjë nga këto armë, do të shkaktonte reagimin e vendeve të tjera, duke nisur luftën.

Rusia
Që nga koha e Bashkimit Sovjetik e deri tani, Rusia ka qenë gjithmonë një nga superfuqitë botërore dhe dihen përplasjet e saj me SHBA gjatë Luftës së Ftohtë.

Ky vend është gati të nisë një sulm në çdo moment. Por është gjithashtu dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Izraelit, që do të thotë se nëse vendi sulmohet, shanset për një hap tjetër për të deklaruar luftën në vendet e tjera janë gati.

Kina
Ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë, dhe për këtë mund të shihet si një nga më të rrezikshmet. Tensionet gjigantit lindor dhe SHBA kanë qenë të heshtura për disa kohë, por 2017 mund të shohë një rritje të tyre pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese për 45 për qind të mallrave kineze.

Koreja e Veriut
Ky vend është një kërcënim për nisjen e Luftës së Tretë Botërore, dhe nëse kjo ndodh, ajo potencialisht mund të shkatërrojë menjëherë disa vende. Marrëdhëniet e saj me Korenë e Jugut nuk kanë qenë kur të qeta. Me mbështetjen e SHBA për Jugun, tensionet mund të shpërthejnë në nivele të tjera, dhe kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme.

Turqia
Vitit 2016 për Turqinë ka qenë një trazirë, si politike dhe ekonomike. Nëse gjërat nuk rregullohen shpejt, ka mundësi që vendi të sulmojë kundër armikut të tij dhe me vendet e Lindjes së Mesme si Irani, Siria dhe Izraeli afër tij kjo do të ishte shumë e lehtë.

Egjipti
Egjipti është një vend i fuqishëm, dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në vendet myslimane, që në vetvete është shqetësuese. Marrëdhëniet e tij me vendet fqinje, dhe në veçanti Izraelin janë të tensionuara, shto këtu dhe sulmet terrorist në vend. Për këtë renditet në vendet nga ku mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore.

Pakistan
Pakistani është një vend i paqëndrueshëm më një rritje të madhe të terrorizmit në vend. Për më tepër, ai nuk ka marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, në veçanti me Indinë për shkak të qëndrimeve për Kashmirin. Vendi ka dhe armë bërthamore dhe një kryengritje kundër pushtetit mund të çojë në një luftë botërore.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

Te Fundit

To Top