Në operacionin e koduar “Çiklisti”, policia e Durrësit ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Por e reja e këtij grupi ishte se kishin gjetur një mënyrë të veçant për shpërndarjen e kokainës në qytetin bregdetar, duke e shpërndar me biçikletë.
Në pranga kanë përfunduar, Florian Likmeta, 41 vjeç; Detar Rama, 24 vjeç dhe Erti Bllaca 31 vjeç, ata u arrestuan pas tre muaj hetimesh.
Dozat e lëndëve narkotike, kokainën dhe kanabisin e fshihnin në një pjesë të biçikletës(pjesën e pasme) dhe më pas i shpërndanin.
Policia thotë se përdornin biçikletë me qëllim që të mos identifikoheshin që po kryenin veprimtari të jashtëligjshme.
Nga ana tjetër Florian Likmeta ka qenë i arrestuar në vitin 2014, po për shpërndarje kokaine dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në lirim me kusht.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar, 100 gr kokainë, 500 gr kanabis, një thikë, një kaçavidë brenda së cilës vendosnin lëndën narkotike, një biçikletë, lekë dhe aparate telefoni celular.