Dekonspirimi i aksionit për Balilin/ Prokuroria nis hetimin pë policinë e Sarandës

Krahas hetimit të nisur nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e Kelmend Balilit, një procedim ka nisur edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Për Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë njeriu më i kërkuar i momentit në Shqipëri, dyshohet te jete njoftuar nga efektivë policie për aksionet që do të kryheshin në zonën e Sarandës dhe Delvinës. Ka dyshime të arsyeshme se punonjës të komisariatit të Sarandës të kënë njoftuar te ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit” ose të afërm të tij. Specialistë të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pritet të verifikojnë veprimet e disa punonjësve të policisë lokale që kanë qenë në dijeni se nga Tirana do të niseshin FNSH¬ja dhe RENEA për prangosjen e Balilit. Hetimi ka nisur pas disa indiceve konkrete dhe në sitën e hetuesve do të kalojnë tabulatet telefonike të disa oficerëve të policisë. Prokuroria dhe policia kane bindjen se Balili ndodhet ende në territorin shqiptare./ TV KLAN /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *