Policia e Tiranës ka publikuar videon e momenti të ndalimit të 3 të rinjve në periferi të Tiranës që dyshohet se kanë kryer marrëdhënies seksuale me një 14-vjecare, e cila gjithashtu ka qenë në makinë në momentin e ndalimit.
Polici e pyet të riun në timon për patentën dhe lejen e qarkullimit por ai rezulton nën moshë dhe i thotë se nuk ka patentë. Më pas i pyetur po nga efektivi, 17-vjecari deklaroi dy herë moshë të ndryshme për të miturën pasi polici e kishte pyetur se cfarë e kishte dhe sa vjec ishte.
BISEDA ME POLICET
Polici: Patentë, leje qarkullimi dhe për pasagjerin një dokument identifikimi
Qytetari: Nuk kam patentë
Polici: S’ke patentë fare?
Qytetari: Jo
Polici 2: Cfarë e ke atë vajzën?
Qytetari: Shoqe
Polici 2: Shoqja jote? Cfare moshe ka?
Qytetari: 16
Qytetari: 15
Polici 2: Sa është?
Qytetari: 15
Polici: Hapni derën…Zbrisni dhe ju të tjerët
Polici: Sa vjeç je ti
Qytetari: 17
Polici: 17?!
Polici: Futi mbrapa
DEKLARATA E PLOTE E POLICISE
Më datë 11.12.2016, Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre shtetasit:
1. S. D., 17 vjeç, banues në Tiranë.
2. Seit D., 19 vjeç, banues në Tiranë.
3. Roxherso H., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartë përmendur janë konstatuar nga Shërbimet e Skuadrës Shqiponja në vendin e njohur “Fushë Prezë”, duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, ku në vendin e parë të këtij mjeti ishtet një shtetase në dukje e mitur dhe drejtues shtetasi S. D. Drejtuesi i automjetit është konstatuar nën moshë dhe pa leje drejtimi, si dhe shtetasja në vendin e parë ishte e mitura, A. B., 14 vjeçe, banuese në Tiranë.
Është bërë shoqërimi i këtyre shtetasve në ambientet e Komisaraitit të Polcisë Vorë, ku nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas kishin kryer marrdhënie me shtetasen A. B., ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Gjithashtu shtetasi S. D. është proçeduar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugorë për drejtim i automjetit pa leje drejtimi.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiraën, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur si dhe për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit S. D.