Apple ka lëshuar versionin më të ri të sistemit të saj operativ mobil, iOS 10.2. Përditësimi i fundit sjell disa veçori të reja dhe ndryshime në dizajn, raporton Gazeta Express.
iOS 10.2 sjell një aplikacion të ri për TV, që është i dizajnuar për të shërbyer si guidë për Apple TV. Apple ka shtuar edhe dhjetëra ’emoji’ të rinj, si dhe ka ridizajnuar shumë ’emoji’ të vjetër.
iOS 10.2 sjell edhe sfonde të reja, dhe ndryshime e përmirësime të vogla në aplikacionet Music, Messages dhe Photos, ndër të tjera. Për të shkarkuar versionin e ri të sistemit duhet të hyni në Settings – General – Software Update.