Kreu i Kuvendit, Ilir Meta në asnjë intervistë nuk ka pranuar të flasë nëse do të ketë një koalicion parazgjedhor me Ramën.
Megjithëse jemi 6 muaj larg zgjedhjeve, Meta sërish nuk ka preferuar të flasë për aleancën me PS, duke ngjallur shumë dyshime pasi zërat ekzistojnë prej kohësh për prishjen e aleancës, madje më 1 prill, ditë kur kjo aleancë edhe u konfirmua.
Nga njëra anë Kryeministri, Edi Rama ka përsëritur disa herë se PS është në pritje të vendimit të LSI-së për t’u ulur në tryezën e diskutimit për arritjen e një marrëveshjeje, duke u shprehur madje se shpreson që të mos ketë një rimartesë PD-LSI.
Nga ana tjetër, Ilir Meta deri tani është justifikuar me zgjedhjen e organeve të drejtuese të partisë dhe nuk ka thënë as po dhe ajo nëse do të ketë koalicion. Por, tani që procesi zgjedhjes së kryetarit të ri të LSI-së dhe forumeve të saj kanë përfunduar, Meta sërish nuk ka një përgjigje se kur LSI do të jetë e gatshme për të diskutuar mbi koalicionin e ardhshëm me PSnë. I pyetur sot nga gazetarët, Meta iu shmang plotësisht pyetjes nëse detyra e Kryesisë së re të LSIsë në mbledhjen e parë apo në vijim do të jetë çështja e koalicionit për zgjedhjet e ardhshme.