9 vite i arratisur në atdhe, Greqia arreston shqiptarin me 15 emra që sulmoi me acid avokatin

Një shqiptar u vu në pranga 9 vite pas sulmit me acid në fytyrë të një avokati grek. Demir Papa akuzohet se ka tentuar të vrasë avokatin Paulos Sarakis. Por si ka mundur t’i shpëtojë shqiptari prangave? Sipas mediave greke ai përdorte 15 emra.

Kohët e fundit, Demiri është kthyer në Greqi, ku sipas mediave gjatë arratisë kishte jetuar në Shqipëri, që nga dhjetori i vitit 2007 kur sulmoi me acid avokatin grek.

Demir Papa, Demir Grabova, Demir Papai, Demir Ekimi, Lalaj Prapaj, ose Noti, Arben, Orges, Orkes, Jorgo, Jani, Erion apo Mario, janë emrat që ka ndryshuar disa herë për t’i shpëtuar arrestimit, shkruan Express.

Pas arrestimit të shqiptarit, avokati grek është shprehur për gazetën ‘Protothema’ se: “Është një rast që kërkon hetime të mëtejshme. Përveç autorëve ekzistues, unë besoj se ka edhe persona të tjerë që dhanë urdhrin për kontratën e vdekjes. Është detyrë e drejtësisë të hetojë plotësisht këtë çështje dhe të zbulojnë të gjitha palët e përfshira në këtë krim barbar kundër meje”.

Avokati Paulos Sarakis u tentua të vritej në vitin 2007 në lagjen ‘Neos Kosmos’ të Athinës. Atij iu hodh acid në fytyrë nga autorët, por mundi të shpëtonte. Avokati pësoi dëmtime të rënda në fytyrë dhe iu nënshtrua një sërë operacioneve.
avokati

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here