Prokurorët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar që Ratko Mlladiç të dënohet me burg të përjetshëm.
Ata u kanë thënë gjykatësve në Hagë se duhet ta dënojnë dhe burgosin ish-shefin e ushtrisë serbo-boshnjake për orkestrimin e barbarizmave gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-95.
Prokurori Alan Tieger, u ka thënë sot gjykatësve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë se do të ishte fyerje për viktimat, të gjalla dhe vdekura, si dhe fyerje ndaj drejtësisë nëse Mlladicit nuk i shqiptohet dënimi më i rëndë i mundshëm në bazë të ligjit: Dënimi me burg të përjetshëm.
Tieger i ka bërë këto komente në fund të argumenteve përmbyllëse të prokurorëve në përfundim të gjykimit të Mlladicit, për akuzat për gjenocid, vrasje dhe terror. Vendimi i gjykatës pritet të jepet në fund të vitit të ardhshëm.