Pas ndjekjes nga policia, shoferi braktis furgonin plot me drogë. Arratiset

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të një furgoni që trasportonte lëndë narkotike. Shoferi ka mundur të arratiset pasi ka braktisur makinën e mbushur me drogë.

Ndërkohë janë sekuestruar 215 kg lëndë narkotike Canabis Sattiva, që ndodhej në automjetin tip furgon.
Sipas policisë, u konstatua një automjet të dyshimtë se mund të transportonte lëndë narkotike, në aksin rrugor të lagjes “24 Maji”, i cili nuk i’u është bindur urdhërit të tyre për të ndaluar. Gjatë ndjekjes së mjetit, përballë shkollës “Jani Minga” drejtuesi ka braktisur mjetin dhe është larguar me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “24 Maji”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *