Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një 28-vjeçar për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike si edhe ka tentuar të mbytë me një rrip babanë e tij, shtetasin M.C, 61 vjeç, i cili ndodhej i shtruar në pavionin e Patologjisë, për të marrë ndihmë mjekësore.”
Pasi ka kryer këtë veprim Petrika Ceco, është larguar nga vendngjarja.
Blutë e Korçës menjëherë kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, i cili ishte fshehur në banesën e gjyshërve në lagjen nr 1 dhe më pas kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij, për veprën penale, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.