Sekuestrohen 96 kg kafe kokërr kontrabandë në portin e Durrësit. Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Doganore Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e informalitetit, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Alfred Mikeli, 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
• K.K. 43 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 05.12.2016, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëritjetrin kanë nxjerrë nga pika doganore në Portin e Durrësit, në mënyrë kontrabandë një sasi prej 96 kg kafe kokërr për të cilën paguhet akcizë, pa e deklaruar, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”në bashkëpunim parashikuar në nenin172, 25 të Kodit Penal.