Portieri i Manchester Cityt, Willy Caballero ka thënë se do të dëshironte që skuadra e tij ta transferonte sulmuesin e Barcelonës Leonel Messi në skuadrën Angleze.
Ai tha se transferimin e tij e duan të gjitha klubet dhe kush se pranon, atëherë gënjen.
“Është e qartë se e dua Messin, kush thotë jo gënjen. Do të doja që City ta transferonte atë, çdo klub do të dëshironte”, tha Caballero për “Mundo Deportivo”.
Ky është një sinjal që sheikët e City janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë vetëm që ylli argjentinas të veshi fanellën e Cityt dhe të vihet nën urdhërat e teknikut Pep Guardiola.
Ndoshta nuk janë thashetheme raportimet e mediave të ndryshme se në 2018 Messi do të ndryshoj skuadër dhe prandaj ai nuk ka firmosur kontratën e re me blaugranat.