Dy aksidente kanë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës njofton policia. Sipas bluve të këtij qyteti, dy persona janë arrestuar si shkaktar të këtyre aksidenteve që për fat të mire nuk kanë pasur viktima.
Mësohet se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armand Kroi, 25 vjeç, banues në fshatin Memelisht-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, sot në aksin rrugor Guri i Kuq-Pogradec, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 622 HR, ka aksidentuar shtetasin D.P, 66 vjeç, banues në Memelisht, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë.
Ndërkohë që arrestimi tjetër ka të bëjë me shtetasin Elinor Beshello, 41 vjeç, banues në fshatin Çërravë. Arrestimi i tij u bë pasi, sot në rrugën e fshatit Çërravë, duke drejtuar një mjet tip motorçikletë në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin P.Gj, 85 vjeç, si edhe ka marrë dëmtime të lehta trupore vetë drejtuesi. Aktualisht të dy personat ndodhen në Spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme