La fëmijën në automjetin e tij duke i sjellë vdekjen nga temperaturat e larta, gjykata e Atlantës në Xhorxhia të SHBA-ve e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
Për baban e pakujdesshëm që i mori jetën vogëlushit, gjukata vendosi edhe pa të drejtë për lirim me kusht për të.
Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2014. Xhastin Ros Herris, 36 vjeç u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë që të kërkojë lirim me kusht.
Ai është mbrojtur në gjykatë duke thënë se ngjarja ishte aksidentale dhe se ai e harroi foshnjën në automjet. Fëmija vdiq nga hipertermia, pasi temperaturat shënonin mbi 32 gradë celcius.