Ministri i Drejtesisë Ylli Manjani nuk ka vonuar në përgjigjen për pyetjet që ka ngritur deputetja demorkate Majlinda Bregu në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier ku burri thuhet se ka hedhur nga dritarja e banjos gruan lakuriq e cila vdiq për shkak të plagëve të marra.
Në një status në rrjetet sociale, Manjani thekson se pyetjet qe ajo ngre ne keto momente i ka edhe vete ministri. Por nenvizon se do te nise hetimi qe neser.
Pergjigja e Ylli Manjanit:
Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, zonja Majlinda Bregu ka ngritur një shqetësim në lidhje me ngjarjen e rëndë të Fierit. Ndaj të njëjtat shqetësime me zonjën Bregu. Ngjarja është tepër e rëndë aq sa i tejkalon kufinjtë e njerëzores!
“Burrë¬shtaza” që e ka kryer këtë krim meriton pa dyshim një ndëshkim mbi¬njerëzor!
Në këtë moment nuk di shumë detaje për çështjen e lëshimit të urdhërit të ekzekutimit, por pas një interesimi on line të personelit të Ministrisë, del gjykata e Fierit ka pranuar edhe provizorisht edhe përfundimisht kërkesën e zonjës së ndjerë tashmë. Do të doja të kisha një informacion shterrues për pyetjet e zonjës Bregu, por në këtë moment pyetjet që ajo ngre janë edhe të miat.
Pra pyetjet;
Përse megjithë urdhërin e mbrotjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor?! Kush ka gabuar gjykata që ka lëshuar urdhërin apo zbatuesit e atij Urdhëri?!
Megjithë statusin ende të paqartë ligjor, në këtë situatë post¬reformë ( askush nuk e di tashmë nëse duhen zbatuar ligjet e reja, që kanë hyrë në fuqi por nuk zbatohen dot, apo do vazhdohet me ligjet e vjetra!!), do te çel nesër një proces hetimor Administrativ, për të sqaruar këto pyetje.
Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse. Ekziston gjithashtu një rrugë tjetër më e shpejtë, hetimi Penal që besoj ka nisur tashmë! Prandaj i kërkoj që sot, Prokurorisë së Fierit të përfshijë në hetim edhe procesin e lëshimit të Udhërave të Mbrotjes! Prokuroria ka mundësinë ligjore të sqarimit dhe të veprimit të shpejtë për çdo person përgjegjës! Sidoqoftë, hetimi ynë Administrativ do fillojë nesër! Duhet mbyllur njëherë e mirë shtegu i “shtázve” që dhunojnë familjet e tyre! Ska e smund të ketë mbrojtje për shtazët! Mbrotja është paraparë për njerëzit! Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e jetës së një gruaje, nënë e dy fëmijëve!